Pas dy javëve me rrebeshe shiu, dje doli pak diell, dhe ne aq deshëm, ju sulëm malit si për të takuar një mik të rrallë, një mik të veçantë që na kishte munguar shumë. Natyra si gjithmonë zemërgjerë na priti me krahët hapur duke na shpalosur bukuritë e magjishme të sajat, vërtetë të magjishme!
Ngjitje dhe ecje nga Dukati i Ri – Gropat e Pirit – Llogora, me një distancë rreth 11 km dhe disnivel rreth 900m ngjitje, në një shteg mëse të bukur, dhe me një grup akoma më të bukur.