22 dhe 23 Korrik 2023 në një nga Gjiret e Raguzës, dy ditë njëra më e nxehtë se tjetra, aq sa edhe natën temperatura nuk u ul poshtë 28°C. Gjithësesi edhe mes vështirësive, për shkak të të nxehtit të pa zakontë, grupi e gjeti mundësinë të argëtohej dhe gjithçka ta kthente në pozitivitet, gjithçka me humorë, të qeshura pa fund, lojra pafund në ujë dhe në tokë, një natë po thuaj pa gjum, mes humorit, pasionit, muzikës, kërcimit. Pastaj mëngjesi herët na gjeti në ujin e qetë dhe të kristalt të detit, ku sipas pasionit minigrupet gjeten vetveten, dikush pak yoga, të apasionuarit e malit pak ngjitje por tepër të pjerrët, rreth 500 disnivel dhe rreth 3 km distancë, disa zgjodhen të shijonin një kafe duke ecur rreth 6 km vajtje ardhje, të tjerët preferuan plazhin. Një eksperiencë tejet ndryshe në çdo detaj. A ja vlejti? Vlerësimin po e lem në përshtypjen e secilit që ishte pjesë e aktiviteti, bashkë me falenderimin për pjesëmarrjen.
