Kepi Gjuëzës – Shën Jan – Shën Vasil

Vlorë – Kepi Gjuëzës – Shën Jan – Shën Vasil, një udhëtim mbresëlënës. Pjesa e parë me anije në një det pak të trazuar por mjeshtrit e anijes “Teuta” na e bënë të mundur hyrjen në shpellën e Haxhi Alis si dhe zbarkimin në Kep, nga ku filluam ecjen duke i rënë përqark vendit ku pam vende sa te bukura aq edhe të çuditshme, disa dhuratë nga natyra e disa të bëra nga dora e njeriut. Më pas arritëm në Gjirin e Shën Janit, ku për disa orë shijuam plazhin fantastik me ujin e kristalt, e më pas vazhduam rrugën drejtë destinacionit final, Gjiri Shën Vasilit, ku etja dhe vapa na e kërkuan një birrë a pije freskuese të ftohë, e plazh derisa erdhi ora të ktheheshim përsëri me anije në Portin e Vlorës.

Falenderim për të gjithë grupin.🙏 Falenderim të veçantë për miqtë nga Tirana, që edhe pse largë, gjejnë mundësinë të na bashkohen në aventurat tona.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *