Dje realizuam një nga aventurat më të “çmendura”; ngjitje në Majën e Çekut nga fshati Brataj, por në një shteg të ri, kalimi nga “Shpella e bardhë”, ku përveç ndonjë bariu vendas, askush nuk ka shkelur, askush nuk është ngjitur, ndoshta as dhitë jo! Ne e bëm, pa asnjë hezitim, sprova e djeshme është e mahnitshme, me përjashtime minimale i gjithë grupi arriti në majë!
Me një disnivel rreth 1700m ngjitje – zbritje, ku rreth 900m prej tyre me kacavjerrje, dhe me distancë rreth 14 km, për kohën rreth 11 orë!
Ndihem krenar që bashkëpunoj me një grupim njerëzish të mrekullueshëm, të përgatitur fizikisht, tejet miqësor e korrektë. Faleminderit të gjithëve, që më keni ndjekur në këto aventura shpeshherë edhe të “çmendura”.
Fotot nuk tregojnë asgjë nga ajo që kemi parë dhe përjetuar në këtë aventurë të vështirë por të papërsëritshme! Faleminderit!