Çipini i Madh, madje jo vetëm i madh e hijerënd por edhe shumë largë, dje nuk të arritëm dot, por herë tjetër na prit!
Dje me grupin simpatik, në një mot me diell, bëm një nga ngjitjet më të bukura! Mes pyjeve, gërxheve, shkëmbinjëve e përrenjëve të rrëmbyeshëm me ujë kristal, grykave dhe honeve sa të frikshme po aq edhe të bukura! Pishat dhe bredhat e lartë e të drejtë hedhur rrënjët në shkëmbinjtë e pjerrët, si për të treguar ashpërsinë e zonës, por tejet mahnitëse! Ngjitje në të cilën nuk ndiem lodhje, veç kënaqësisë, humorit e haresë, dhe nga një gotë verë, e pak panetone si për festë!
Hundxhepe – Qafa e Pishës, rreth 16 km me disnivel rreth 1200m ngjitje zbritje, për kohën 8 e 30 minuta!
Aktivitet që mbylli me sukses vitin 2022
Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet